Bota

Tadiç: Me pranimin e planit franko-gjerman Vuçiç e njeh pavarësinë e Kosovës

Lider i Partisë Socialdemokrate Serbe (SDS) tha për “Danas” se Vuçiç, në deklaratën e tij pas takimit të së hënës në Bruksel, ka anashkaluar disa aspekte kyçe të takimit, krahasuar me ato që tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

28 Shkurt 2023, 21:09 Nga I.A
Tadiç: Me pranimin e planit franko-gjerman Vuçiç e njeh
Boris Tadiç

SERBI- Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes franko-gjermane nuk do të ishte një akt i njohjes formale të pavarësisë së Kosovës, por padyshim që do të ishte një akt i pranimit zyrtar të pavarësisë së Kosovës si realitet politik.

Lider i Partisë Socialdemokrate Serbe (SDS) tha për “Danas” se Vuçiç, në deklaratën e tij pas takimit të së hënës në Bruksel, ka anashkaluar disa aspekte kyçe të takimit, krahasuar me ato që tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

“Në fakt, ai thotë me këmbëngulje se tek duhet të arrihet marrëveshja për planin implementues për të krijuar përshtypjen në opinion se nuk ka ndodhur asgjë e rëndësishme, por nuk thotë se edhe ai edhe Kurti e kanë pranuar përmbajtjen e marrëveshjes ashtu siç është publikuar mbrëmë. Ai po mundohet të krijojë konfuzion në opinion dhe dalëngadalë t’i ‘fusë në ujë të ftohtë qytetarët tanë’”, tha Tadiç.

Ai shton se promovimi i sotëm i donacionit të BE-së ka për qëllim përgatitjen e publikut për nënshkrimin e një marrëveshjeje që e trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe nuk e pengon anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

“Manipulimi që do të jemi dëshmitarë në ditët në vijim do të reduktohet në ngritjen e Asociacionit si një arritje e madhe dhe përfitimet materiale që Serbia do të ketë nga braktisja e interesave të saj legjitime kombëtare në Kosovë. Kjo nuk është një marrëveshje që ofron një kompromis, sepse në tekstin e marrëveshjes është e qartë se marrëveshja ekskluzivisht është në të mirë të Kosovës dhe se Serbia po jep gjithçka dhe nuk merr asgjë me nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë”, tha Tadiç.

Ai mendon se është tragjike që regjimi e paraqet Asociacionin si parakusht për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, duke krijuar kështu përshtypjen se është diçka që fiton pala jonë. Por, e vërteta është se Asociacioni, çfarëdo që të jetë, është bërë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, jo me këtë marrëveshje.

“Pra për dy marrëveshje në të cilat gjithçka i lihet palës shqiptare, Serbia merr Asociacionin, që ende askush nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë, por është e sigurt që gjithsesi nuk është një institucion që siguron mbijetesën afatgjatë të popullit tonë në Kosovë dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Në fund të fundit, këtë e konfirmojnë zyrtarët e pesëshes që thonë qartë se Asociacioni nuk mund të ketë kompetencën e ‘Republika Srpska’”, vlerëson ish-presidenti i Serbisë.

boris tadiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll