Bota

Vuçiç ZBULON prapaskenat: I thashë Macron dhe Scholz se nuk ka bisedime për njohjen dhe pranimin e Kosovës në OKB!

Ai tha se plani që parimisht u ra dakord, u miratua nga të gjitha vendet e BE-së dhe ishte ide e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, të cilët nuk pyetën askënd për asgjë.

28 Shkurt 2023, 21:22 Nga k.m.
Vuçiç ZBULON prapaskenat: I thashë Macron dhe Scholz se nuk
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i drejtohet publikut. Vuçiç flet në detaje për takimet e djeshme në Bruksel, me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas mediave serbe, ai tha se plani që parimisht u ra dakord, u miratua nga të gjitha vendet e BE-së dhe ishte ide e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, të cilët nuk pyetën askënd për asgjë.

"Ishte merre ose lëre. Më thanë pasojat, që është ndalimi i integrimit evropian. Tërheqja direkte e investimeve... Vendi juaj do të mbetej i izoluar, thanë ata. Serbia është një vend serioz, dikush që i ka kundërshtuar në vitin 1999. Sa i përket Prishtinës, çfarëdo që të bëjnë, po i ruajnë. Një pjesë e ekipit tim priste që ata të dilnin me një deklaratë se Kurti nuk e pranon asociacionin, dhe e dija që nuk do të ndodhte. Njerëzit thonë se ne kemi pranuar gjithçka dhe se jemi dakord me gjithçka. Kjo është përgjigja jonë në 6 faqe."

Po ashtu, Vuçiç ka folur edhe për 'vijat e tij të kuqe', duke përmendur anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

“Unë thashë se Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin e shumë gjërave nga plani, por ne kemi thënë qartë një kundërshtim të madh. Këtë ia kam thënë Macronit dhe Scholz-it në Mynih dhe të gjithë liderëve të mëdhenj, se nuk mund të diskutojmë për njohjen dhe hyrjen e Kosovës në OKB. Ne mund të diskutojmë gjithçka tjetër,”-shtoi ai.

aleksander vucic

Sondazh

Poll