Politike

LSI i “përvishet” e Flekenshteinit: Ne mendojmë për të ardhmen e Shqipërisë

28 Shkurt 2019, 12:10 Nga DOSJA
LSI i “përvishet” e Flekenshteinit: Ne mendojmë për

TIRANË- Ish-deputetët e LSI kanë reaguar pas deklaratave të eurodeputetit Knut Flekenshtein, i cili deklaroi se ishte kundër Monika Kryemadhit.

Me anë të postimeve në mediat sociale ish-deputetët, janë shprehur kundër deklaratës së eurodeputetit, duke i thënë se po bëhet “zonja e parë e drogës”, apo “mendon vetëm përzgjedhjet e ardhshme, ndërsa ata mendojnë për shqipërinë”.

Eurodeputeti reagoi ashpër kundër Kryemadhit duke thënë se ajo kishte bërë një deklaratë shumë kërcënuese për BE. Por ishte deputetja e LSI, i është përgjigjur Flekenshteinit duke i thënë se ndërsa ai po mendon për zgjedhjet e ardhshme partia e saj mendon për të ardhmen e Shqipërisë.

KEJDI MEHMETAJ: I dashur Knut. Shqiperia eshte shtepia ime dhe une pres nga qeveria ime, asgje me pak nga sa prisni ju nga qeveria juaj ne Gjermani. As nuk dua ta imagjinoj cfare mund te ndodhte ne vendin tuaj, nese qytetaret do te vuanin vetem nje perqindje te vogel te asaj qe vuajne shqiptaret. Te lutem na ler te bejme detyren tone. Ju po mendoni per zgjedhjet e Majit, ne po punojme per te ardhmen e Shqiperise.

FLOIDA KËRPAÇI:  Zyra komode ne Bruksel e Knutit dhe ketyre Eurodeputeteve, per fat te keq kunder interesave te Shqiptareve. Udhehiqemi vetem nga kerkesat e rinise shqiptare e cila sot po vuan papunesine, vdekjen e shpreses dhe si asnjehere me pare kerkon te largohet nga vendi. FALEMINDERIT PER ASGJE pasi shikimi juaj i mjegulluar nga qeveria e krimit nuk i sherben qytetareve. Me rinine, me qytetaret, per ta bere shqiperine shtepine tone! Asnje hap pas!

ENDRIT BRAIMLLARI:  KNUT miratues i qeverisë së krimit të organizuar. KNUT ky YES MAN i qeverisë Rama. Pse nuk foli dhe raportoi në BE kur Shqipëria mbushej me drogë, kur krimi i organizuar kontrollon çdo qytet të Shqipërisë, kur del hapur në çdo përgjim që Edi Rama përdor kriminelët për të vjedhur votat e shqiptarëve. Kur Edi Rama i bëri thirrje policisë së shtetit të hiqte kapelet dhe të bënte fushatë per Rilindjen duke shkelur rëndë ligjin e policisë së shtetit dhe Kushtetutën e vendit. Kur Edi Rama vjedh hapur te Unaza e Re në kurriz të qytetarëve të këtij vendi. Kur shkel Kushtetutën e vendit me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për ligjin klientelist të Teatrit. Për ministrat e tij të zhytur në korrupison dhe në krim. Kjo thjesht të bën bashkëpunëtor me një kryeministër hajdut dhe kriminel ne kurriz te shqiptareve.

PËRPARIM SPAHIU: Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës. As qeveria e vendit tënd nuk e do! Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj.

Ditën e sotme, delegacioni i Parlamentit Europian zhvilloi një konferencë për shtyp ku lëshoi mesazhe të forta politike. Eurodeputetët europianë thanë se zgjedhjet e vitit 2017 ishin korrekte dhe se u monitoruan nga PE. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein u shpreh i zhgënjyer nga sjellja e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila, sipas tij mori përsipër protestën, por jo dhunën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike endrit braimllari kejdi mehmetaj knut flekenshtein lsi i pergjigjet eurodeputetit perparim spahiu vizita e delegacionit te pe ne tirane endrit braimllari kejdi mehmetaj knut flekenshtein lsi i pergjigjet eurodeputetit perparim spahiu vizita e delegacionit te pe ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2019, 11:05

Knut Fleckenstein: Jam i zhgënjyer nga Kryemadhi

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka theksuar në konferencën e delegacionit të PE-së se  janë kundër bojkotit të Parlamentit dhe sipas tij kjo situatë nuk duhet të...