Politike

Çfarë po kurdiset pas ‘shpinës’ së ndërkombëtarëve? Rama i vete Veliajt në zyrë (Foto)

28 Shkurt 2019, 11:48 Nga DOSJA
Çfarë po kurdiset pas ‘shpinës’ së

TIRANË- Prej kohësh në korridoret e selisë rozë përflitet se mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj marrëdhëniet janë të ftohta.

Shkak për t’i fryrë më tej kësaj teze është edhe fakti se Rama ende nuk e ka konfirmuar Veliajn në detyrë.

Kryeministri madje disa ditë më parë, refuzoi edhe etiketimin që Veliaj i bëri në faqene  tij në Facebook. (Lexo ketu).

Dy muaj më parë, kryeministri lëshoi një deklaratë të koduar, kur tha se “Veliaj do të varet në një nga pemët që mbjell si provë e tradhtisë brenda në PS”.

Por sot, nuk dihet se çfarë ka ndodhur pasi, në kohën kur eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe delegacioni i PE po mbanin një konferencë para mediave, makina e kryeministrit Edi Rama, siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Dosja.al, është e parkuar tek zyra e kryebashkiakut Erion Veliaj, tek dera e Bashkisë Tiranë.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit dhe fokusi i takimit por theksojmë se Rama shkon në zyrën e Veliajt, një lëvizje që ai e kryen rrallë, që prej kohës kur Meta drejtonte Parlamentin dhe kryeministri shkonte shpesh herë në zyrën e tij gjatë kohës së çadrës që Partia Demokratike ngriti në bulevard.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe ne tirane edi rama erion veliaj marredheniet rama-veliaj delegacioni i pe ne tirane edi rama erion veliaj marredheniet rama-veliaj

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2019, 11:05

Knut Fleckenstein: Jam i zhgënjyer nga Kryemadhi

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka theksuar në konferencën e delegacionit të PE-së se  janë kundër bojkotit të Parlamentit dhe sipas tij kjo situatë nuk duhet të...

Politike 28 Shkurt 2019, 09:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anast...