Politike

Eurodeputeti Preda: Ndaj studentëve që protestuan ka pasur presion

28 Shkurt 2019, 11:04 Nga DOSJA
Eurodeputeti Preda: Ndaj studentëve që protestuan ka pasur presion

TIRANË- Eurodeputeti Kristian Preda gjatë konferencës për shtyp me delegacionin e PE, u shpreh kundër bojkotit të opozitës, pasi sipas tij kjo nuk është rruga e duhur drejt Bashkimin Evropian. Ndër të tjera ai përmendi dhe protestën e studentëve dhe u shpreh se ndaj tyre ka pasur presione dhe shantazhe.  

Ne pamë protestat masive të të rinjve dhe nuk është fare e konceptueshme që atyre u është bërë presion dhe familjarëve të tyre po ashtu. Ka pasur njerëz që janë larguar nga puna pasi ata ushtuarn të drejtën e tyre të protestës. Kjo gjë nuk duhet të ndodh në Shqipëri. Këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria, por dhe nga partitë. Ju lutem ne duam një liri të shtypit”, u shpreh ai për protestat e studentëve.

Ndërkohë për sa i përkët situatës poltike në vend dhe bojkotit eurodeputeti Kristian Preda deklaroi: Bojkoti është i papranueshëm, ne kemi qenë kundër Ramës kur e ka bërë këtë gjë në opozitë. Ne kemi qenë këtu dhe për zgjedhje dhe ato kanë shkuar mirë. Kur dëgjojmë nga disa parti që eksperët e BE-së  nuk e kanë bërë mirë kjo gjë më trishton, pasi ne mendojmë se keto zgjedhje kanë qenë të mira dhe ju lutem mos bëni këto komente.

Kjo vizitë e delegacionit të PE ka qenë e planifikuar që më herët, por përkoi me krizën politike në vend, ku opozita ka braktisur kuvendin pas ka djegur mandatet.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opzites krisitian preda protesta e studenteve vizita e delegacionit te pe ne tirane djegia e mandateve te opzites krisitian preda protesta e studenteve vizita e delegacionit te pe ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2019, 09:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anast...