Politike

Tahiri: Deklarata e SHBA, dekurajuese, presion mbi gjykatat! S’kam marrë SMS nga Rama, apel për vendimin

21 Shtator 2019, 06:00 Nga DOSJA
Tahiri: Deklarata e SHBA, dekurajuese, presion mbi gjykatat! S’kam

TIRANE- Dy ditë pasi gjykata për Krimet e Rënda e shpalli fajtor për akuzën “shpërdorim detyre”, duke e dënuar me 3.4 vite shërbim prove, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli sot në një komunikim me gazetarët, ku foli për rrugëtimin e tij pas kësaj beteje të parë.

Tahiri komentoi deklaratën e ambasadës amerikane, e cila theksoi dje se dënimi kundër Tahirit është i pamjaftueshëm. “Në SHBA, vendimet e gjykatave nuk komentohen”-tha Tahiri, edhe për mua është dekurajuese deklarata, teksa shtoi se reagimi është presion mbi gjykatën.

E nisi fjalimin e tij duke parashtruar rrugëtimin që prej momentit kur nisën akuzat, dhe tha “nuk bëra si të gjithë të tjerët, por hoqa dorë nga mandati dhe u përballa me drejtësinë”.

Me këmbëngulje tha se do të kërkojë ligjin që ka shkelur si ministër i Brendshëm, që solli edhe dënimin e tij nga gjykata. “Detyrat e ministrit të Brendshëm janë të qarta, ndaj mezi pres të di cilin ligj kam shkelur që kam shpërdoruar detyrën”-tha Tahiri.

Nuk pranoi të komentonte gjatë “thumbin” e Fatmir Xhafajt që mbështeti qëndrimin e ambasadorëve, por tha se “e di shumë mirë kë kam rrotull”. I pyetur se a do të ketë një rikthim në politikë, ish-ministri u shpreh se nuk është kjo kryesorja për të, duke e hedhur një pistë se rikthimi i tij, ndoshta nuk do të jetë më në qeverisje ose në PS. “Nuk e di pse e mendoni rikthimin në politikë të lidhur me qeverinë dhe qeverisjen”-tha Tahiri.

Me Edi Ramën, rrugët duket se janë ndarë… I pyetur nga gazetarët, se a ka marrë qoftë edhe një SMS prej tij, ai tha: Fare, jam i vetëm në rrugën time për drejtësi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike vendimi për saimir tahirin vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll