Bota

Takimi në Burksel/ Franca përshëndet vendimin e Kurtit dhe Vuçiçit për pranimin e planit të BE-së: Asociacioni duhet themeluar sa më shpejtë

Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli duhet implementohen pa vonesa përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

28 Shkurt 2023, 15:28 Nga a.l
Takimi në Burksel/ Franca përshëndet vendimin e Kurtit dhe
Ministri i Punëve tëJashtme, Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka thënë se Franca mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar propozimin e bashkimit evropian për “Marrëveshjen Themelore”. Përmes një shkrimi zyrtar nga Parisi, ata shprehen se tashmë presin nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialog pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në implementimin e kësaj marrëveshje të cilën e quajnë si esenciale për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Siç raportojnë dhe mediat kosovare, ata gjithashtu kanë bërë thirrje që të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli duhet implementohen pa vonesa përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të dy vendeve. Tani pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Franca gjithashtu rikujton se të gjitha marrëveshjet tashmë të lidhura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Franca mbetet plotësisht e mobilizuar, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian, për të arritur përparim të shpejtë me synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, kosntaton MPJ e Francës.

Takimi në Bruksel 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 Mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll