Bota

'6 pika i referohen Asosacionit'/ Brnabiç: Besueshmëria e BE-së varet nga zbatimi i tij

Sipas kryeministres serbe, gjashtë pika të marrëveshjes së Brukselit i referoheshin Asociacionit.

28 Shkurt 2023, 14:36 Nga a.l
'6 pika i referohen Asosacionit'/ Brnabiç: Besueshmëria e
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç ka folur për Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe dhe thotë se besueshmëria e BE-së varet nga zbatimi i këtij asociacioni. Sipas kryeministres serbe, gjashtë pika të marrëveshjes së Brukselit i referoheshin Asociacionit.

Gjashtë pika në Marrëveshjen e Brukselit i referohen Asociacionit, dhe besueshmëria e BE-së tani qëndron në zbatimin e Asociacionit, formimin e Asociacionit dhe më pas mund të vazhdojmë përpara,” – u shpreh ajo në hapjen e konferencës rajonale “Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor”.

Takimi në Bruksel 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 Mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

ana brnabiç

Sondazh

Poll