Bota

Putin mbledhje urgjente me Shërbimin Federal të Sigurisë, synon të rrisë vigjilencën ndaj Perëndimit

 Në një fjalim para zyrtarëve të FSB-së, udhëheqësi rus udhëzoi agjencinë të forcojë aktivitetin e saj për të eleminuar ato që ai i përshkroi si rritje të operacioneve të spiunazhit dhe sabotimit kundër Rusisë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë.

28 Shkurt 2023, 14:47 Nga a.l
Putin mbledhje urgjente me Shërbimin Federal të Sigurisë, synon
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin sot ka marrë pjesë në një takim të bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB). Në një fjalim para zyrtarëve të FSB-së, udhëheqësi rus udhëzoi agjencinë të forcojë aktivitetin e saj për të eleminuar ato që ai i përshkroi si rritje të operacioneve të spiunazhit dhe sabotimit kundër Rusisë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë, raportojnë mediat e huaja. 

Ai urdhëroi zyrtarët të rrisin mbrojtjen e infrastrukturës kryesore ruse dhe të parandalojnë çdo përpjekje nga shërbimet perëndimore të sigurisë për të ringjallur ato që ai i quajti “celula terroriste” në territorin rus. Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, lufta kundër korrupsionit dhe sigurimi i sigurisë në kufi kanë qenë në listën e prioriteteve të presidentit për FSB-në.

lufta ne ukraine fsd

Sondazh

Poll