Më në fund, ‘pagoi’ gjuhën dhe arrogancën! Presidenti i klubit të njohur egjiptian të Zamalek-ut, përfundon në burg për shpifje…
EGJIPT - Gjykata më e lartë e apelit e Egjiptit të shtunën la në fuqi një dënim me 30 ditë burg, të dhënë...
Gazeta El Mundo citon një burim nga Gjykata e Barcelonës, i cili thotë se “procesi i hetimit është finalizuar praktikisht. Është e parashikueshme dhe e dëshirueshme që procesi përmbledhës të përfundojë”

SPANJE - Hetimi për padinë ndaj Daniel Alves është drejt fundit dhe së shpejti mund të shpallet data e gjykimit. Sipas gazetës El Mundo, mbrojtësi brazilian rrezikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet burg. Daniel Alves është nën hetim, pasi u akuzua për përdhunim nga një femre 23-vjeçare, më 30 dhjetor, në një klub në Barcelonë.
Gazeta citon një burim nga Gjykata e Barcelonës, i cili thotë se “procesi i hetimit është finalizuar praktikisht. Është e parashikueshme dhe e dëshirueshme që procesi përmbledhës të përfundojë”,- thotë burimi, ndërsa gazeta thekson se tashmë janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe tashmë janë kryer të gjitha analizat e ADN-së, që normalisht vonojnë proceset. Lojtari është mbajtur në paraburgim për më shumë se një muaj.

Futbollisti 39-vjeçar duhet të përgjigjet për “krimin e agresionit seksual me depërtim, të nenit 179 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet burg”,- me faktorin rëndues “shpërdorimi i epërsisë, duke e detyruar viktimën”, e cila parashikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet.
El Mundo përmend gjithashtu, se mbrojtja e lojtarit po studion procesin, pasi ai mund të bëjë deklarata të reja, të cilat tashmë i ka paraqitur në disa versione.
B.T (Dosja.al)
EGJIPT - Gjykata më e lartë e apelit e Egjiptit të shtunën la në fuqi një dënim me 30 ditë burg, të dhënë...
FRANCE - Parisi po ndryshon zakonet e tij. Ndërsa që nga fillimi i sezonit, stafi ka favorizuar stërvitjen në Camp des Loges, në p...
ITALI - Kthimi i madh. Zlatan Ibrahimovic u rikthye në garë me Milanin, këtë të dielë në mbrëmje kundër Atalan...
ZVICER - Presidenti... u çmend në Sion. Rënia e klubit zviceran në ligë (i parafundit, baraz me vendin e fundit) ka çorod...
TIRANE - Derbi i kryeqytetit edhe pse ka një javë kohë deri në ditën e zhvillimit, pasi është përcaktuar për të...
SERBI - Dominimi dhe fuqia e Novak Djokoviçit në botë është një halë në sy për shumë njerëz, ...
ANGLI -Ish-futbollisti i Manchester United dhe Leicester, Danny Simpson, ka një histori shumë interesante pas tij, i cili vendosi të trego...
SERBI - Novak ka festuar suksesin madhështor, duke thyer rekordin absolut të Štefi Grafit në numrin e javëve të kaluar...
RUSI - Një ish-boksier profesionist rus, Ruslan Yakubov, punon si "edukator" për një bandë mafioze ruse në burg. Yakubov ishte nj...
SPANJE - Defektet fizike po grumbullohen te Barcelona. Pas dëmtimeve të Pedri dhe Dembélé, katalanasit do të duhe...