Aktualitet

Dy qytetarë të infektuar me Covid gjatë 24-orëve të fundit, 4 të shtruar në spital

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,751 që nga fillimi i epidemisë.

27 Shkurt 2023, 18:35 Nga A.B
Dy qytetarë të infektuar me Covid gjatë 24-orëve të
Urgjenca

TIRANË- Në 24 orë ka 2 qytetarë të infektuar me Covid në Shqipëri, e po ashtu nuk raportohet për humbje jete. Sot janë kryer 130 testime, nga të cilët 2 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë e Durrësit dhe Vlorës. Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,751 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 130

Testime totale 2,039,684
Raste pozitive 333,490
Raste të shëruara 329,751
Raste Aktive 141
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 117
Fier 7
Vlorë 5
Berat. 3
Korçë. 3
Lezhë. 2
Shkodër. 2
Durrës. 2

viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll