MOMENTI ME VIDEO- Shpëtoi për një fije...vajza iu largua me vrap mjetit që i rrezikoi jetën tek 'Shallvaret'
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, duket një vajzë, e cila po qëndronte në stacionin e autobusit i ka shpëtuar mrekullisht përplasjes nga automjeti tip “Porsche” duke u larguar me vrap, pavarësisht se njëri prej mjeteve e preku për një moment.
27 Shkurt 2023, 18:27Nga k.m.
Momenti i vrapimit
TIRANË- Detaje të reja janë vënë re nga aksidenti i ndodhur pak orë më parë në zonën e Shallvareve në Tiranë, ku një autobus përplasi disa mjete. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, duket një vajzë, e cila po qëndronte në stacionin e autobusit i ka shpëtuar mrekullisht përplasjes nga automjeti tip “Porsche” duke u larguar me vrap, pavarësisht se njëri prej mjeteve e preku për një moment.
Megjithatë fatmirësisht ajo u largua me vrap duke i shpëtuar një lëndimi nga aksidenti i shumëfishtë. Nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme, mbetën të lënduar 9 persona, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku. Nga dëshmia paraprake e shoferit të autobusit tregon se ai vuan nga zemra dhe nga diabeti. Sipas tij, në momentin e aksidentit nuk ka qenë i vetëdijshëm në momentin e përplasjes.