Aktualitet

Aksidenti në unazë, Bashkia Tiranë: Filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur.

27 Shkurt 2023, 15:49 Nga A.B
Aksidenti në unazë, Bashkia Tiranë: Filmimet e kamerave të
Aksidenti

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka reaguar pas aksidentit të shumëfishtë që ndodhi në zonën e “Urës së Tajvanit” duke lënë të plagosur 9 persona që ndodhen nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Bashkia bën të ditur se do të vendosë në dispozicion të policisë të gjitha kamerat e policisë bashkiake. Po ashtu, Bashkia shton se drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga policia.

Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje! Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. /Dosja.al

aksidenti masiv te tajvani

Sondazh

Poll