Aktualitet

Urbanët 'MAKTH' për qytetarët/ RASTET e frikshme në kryeqytet, nga linja e 'Unazës' në Lanë tek përplasjet me murin e ministrisë

Në asnjërin prej këtyre aksidenteve, rrethanat nuk janë bërë ende të qarta, ndërsa pasiguria tek pasagjerët është shtuar

27 Shkurt 2023, 16:53 Nga A.B
Urbanët 'MAKTH' për qytetarët/ RASTET e frikshme
Aksident

TIRANË- Aksidenti i shumëfishtë në kryeqytet mund të kishte përfunduar sot në tragjedi. Dosja.al raportoi mbi aksidentin e rëndë i cili ndodhi sot në orën 11:35 pranë "Urës së Tajvanit". Për fat të mirë nuk u shënua asnjë viktimë. Nga pamjet e siguruar nga "Dosja.al" autobusi i transportit publik i linjës së Unazës "Green Line" përplaset zinxhir me disa automjete duke lënë të plagosur 9 persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sikur të mos mjaftonte kjo, vetëm pak minuta më pas shënohet një aksident që përfshin një tjetër autobus. Ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi i Saukut, e fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Këto dy aksidente kanë ndodhur vetëm ditën e sotme, duke shkaktuar një pasiguri të madhe sidomos tek qytetarët që urbanet i kanë si të vetmen mënyrë transporti. Në asnjërin prej tyre, rrethanat nuk janë bërë ende të qarta, ndërsa pasiguria tek pasagjerët është shtuar. Por këto nuk janë rastet e vetme!

Dosja.al ju sjell në kujtesë aksidentet e urbanëve që kanë ndodhur në kryeqytet. 

29 Prill 2022

Urbanët 'MAKTH' për qytetarët/ RASTET e frikshme

Ky aksident, i cili përfshinte një urban, ishte një nga më të frikshmit që ka ndodhur më parë në kryeqytet. Urbani i linjës së ‘Unazës’, 'Go Green', përfundoi në lumin e Lanës, duke lënë të lënduar disa persona. Fillimisht autobusi ishte në stacion i ndaluar e më pas bëri manovër për t'u futur në korsi në rrugë për të vijuar lëvizjen. Një makinë tip Benz ishte përpara e ndaluar para autobusit.

Autobusi në ato momente godet mjetin tip Benz që ndodhej para dhe gjatë goditjes drejtuesi i autobusit humb kontrollin e mjetit. Më pas autobusi shtyu përpara mjetin tip 'Benz' e të dy mjetet morën devijimin nga ana e majtë e rrugës, si pasojë përplasjes së fortë të dy mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar në lumin e Lanës. Nga aksidenti, mbetën të lënduar, drejtuesi i autobusit Mehmet Kyçyku, faturino, një pasagjere, drejtuesi i mjetit Jurgen Rama dhe një pasagjer i mjetit tjetër. Pas aksidentit, u vendos që autobusi të qëndronte mbi Lanë si instalacion. Urbani qëndroi për disa javë, e më pas u hoq.

2 Maj 2022

Urbanët 'MAKTH' për qytetarët/ RASTET e frikshme

Autobusi i linjës 'Green', u aksidentua rreth orës 13.00 në bulevardin “Zogu I Parë” para maternitetit Mbretëresha Geraldinë. Autobusi u përplas me kabinën e vendqëndrimit të pasagjerëve. Për pasojë, urbani pësoi dëmtime me thyerjen e xhamit të përparmë, ndërsa për fat të mirë, nuk kishte të lënduar në njerëz.

4 Maj 2022

Urbanët 'MAKTH' për qytetarët/ RASTET e frikshme

Urbani i linjës “Selitë-Kristal-Qendër” u përplas me një kamion, duke shkaktuar panik të madh jo vetëm te pasagjerët por dhe te qytetarët përreth. Ngjarja ndodhi tek “Stacioni i Trenit”, po fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

27 Maj 2022

Urbanët 'MAKTH' për qytetarët/ RASTET e frikshme

Në mes të ditës, kur dielli po shkëlqente në Tiranë, mjeti i linjës së Institutit përplaset me makinë tip Fuoristradë. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk kishte të lënduar. 

20 Prill 2021

Urbanët 'MAKTH' për qytetarët/ RASTET e frikshme

Në orët e para të mëngjesit, në periudhën kur njerëzit ishin nisur për në punë/shkollë, urbani përplaset me murin e një prej ministrive në zonën e qendrës. Si pasojë e përplasjes në atë kohë u lënduan 4 pasagjerë. Autobusi i linjës së Kopshtit Zoologjik, u aksidentua në tentativë për të parakaluar një mjet tjetër, po urban. Shoferi i urbanit tentoi të bënte një manovër të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën e shumë personave.

11 korrik 2021

Urbanët 'MAKTH' për qytetarët/ RASTET e frikshme

Ky aksident, ndodhi në mes të ditës, në zonën e “Ish- Stacioni i Trenit” në kryeqytet. Në aksident u përfshi urbani i linjës “Tirana e Re”, i cili pësoi thyerje të xhamit në pjesën e përparme. Fatmirësisht nuk kishte të lënduar apo viktima. 

Këto aksidente kanë shkaktuar pasiguri tek qytetarët. Mirëpo, në urbanet në Tiranë, jo vetëm që ndodhin aksidente, por edhe sherre të forta, mes qytetarëve edhe vetë shoferëve apo kontrollorëve. Rasti i fundit, ishte i kontrollorit të linjës së 'Tirana e Re', i cili me një shkop në dorë kërcënonte qytetarin.

aksidentohen autobuset ne tirane tirane

Sondazh

Poll