Aktualitet

Aksident automobilistik në Gramsh, i mituri përplaset me pemën, 16-vjeçari në gjendje të rëndë

Elio Qefa është transportuar në spital, për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor.

27 Shkurt 2023, 17:04 Nga A.B
Aksident automobilistik në Gramsh, i mituri përplaset me pemën,
Foto ilustruese

GRAMSH- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Cingar në Gramsh. Një automjet, i drejtuar nga një 16-vjeçar është përplasur me pemën. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi, Elio Qefa. Ai është transportuar në spital, për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Pritet nga momenti në moment që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen./Dosja.al

aksident ne gramsh elio qefa

Sondazh

Poll