Aktualitet

PAMJET EKSKLUZIVE FT+VD- Zjarr në Tiranë, merr flakë apartamenti, tenda i 'vë' flakën edhe banesës së fqinjit. Policia: S'dihet shkaku

Siç duket edhe nga pamjet, lënda përbërëse e tendës, ka përfunduar edhe në katin e fqinjëve poshtë, duke i vënë zjarrin dhe tendës së tyre.

27 Shkurt 2023, 17:33 Nga k.m.
PAMJET EKSKLUZIVE FT+VD- Zjarr në Tiranë, merr flakë apartamenti,
Zjarri në Tiranë

TIRANË- Digjet një banesë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Dosja.al sjell pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku duket se një apartament në katet e fundit të pallatit ka marrë flakë, ndërsa zjarri ka dalë edhe jashtë duke djegur edhe tendën e ballkonit. Por jo vetëm kaq, pasi siç duket edhe nga pamjet, lënda përbërëse e tendës, ka përfunduar edhe në katin e fqinjëve poshtë, duke i vënë zjarrin dhe tendës së tyre.

Sipas Policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar shkakun e aksidentit

"Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 27.02.2023, në rrugën "Brigada 8", ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,"-shkruhet në njoftimin e Policisë.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll