Politike

“Nëpunës i Edi Ramës”, Flamur Noka sulmon ambasadorin e OSBE: S’tha snjë fjalë për kanabizimin

20 Shtator 2019, 16:52 Nga DOSJA
“Nëpunës i Edi Ramës”, Flamur Noka sulmon ambasadorin

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka akuzuar ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, ku sipas tij është kthyer në nëpunës të kryeministrit Edi Rama.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Noka tha se Borchardt dhe Romana Vlahutin, ish-ambasadore e BE-së nuk thanë asnjë fjalë për kanabizimin e vendit.

Por, sipas Nokës, ata kontribuan që edhe reforma në drejtësi të kapej nga kryeministri Rama.

“Mos ju duket rastësi që Shqipëria u kanabizua dhe as ky zyrtari i kabinetit të Ramës që fatkeqësisht është ambasador i OSBE, apo ajo zonja tjetër (Vlahutin), nuk u dëgjuan të jenë të gjallë. Unë po ju them që ambasadori Borchardt merr rrogën e OSBE, por sa i përket qëndrimeve është një nëpunës i zyrës së shtypit të Edi Ramës. Vlahutin ishte ligjërisht përfaqësuese e BE-së në Shqipëri, por faktikisht ishte një nëpunëse e Ramës pranë Komisionit Evropian. Me qëndrimet e tyre nuk ka provë më të madhe. Të gjithë kontribuan që reforma në drejtësi të kthehej në “Ramaformë”, u shpreh Noka.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt edi rama flamur noka reforma ne drejtesi bernd borchardt edi rama flamur noka reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll