Politike

Zgjedhjet e brendshme në PS, Balla: Jo si vitet e shkuara, proces real në të gjitha organizimet

20 Shtator 2019, 17:51 Nga DOSJA
Zgjedhjet e brendshme në PS, Balla: Jo si vitet e shkuara, proces real

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste, të cilat sipas tij nuk i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi real të PS në të gjitha nivelet e organizimit e administrimit.

Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit”, shprehet Balla.

Balla theksoi se ky proces po zhvillohet në formën e një debati konstruktiv.

““#ZgjedhjetPS?
Zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste?? po zhvillohen në formën e një debati konstruktiv në çdo organizatë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki.
Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë”, shkruan Balla.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike taulant balla zgjedhjet e brendshme në ps taulant balla zgjedhjet e brendshme në ps

Sondazh

Poll