Politike

Vendimi per Tahirin, Spaho: Drejtësi me standarde të dyfishta, u mbajtën në burg kuksianët që protestuan për bukën e goj

20 Shtator 2019, 19:21 Nga DOSJA
Vendimi per Tahirin, Spaho: Drejtësi me standarde të dyfishta, u

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Përmes një statusi në Facebook, Spaho shprehet se ky është një standart i drejtësisë shqiptare.

Sipas Spahos, Tahiri, i cili u akuzua për trafik drogë lirohet nga drejtësia, ndërsa kuksianët, të cilët protestuan për bukë e gojës, u mbajtën në burg.

“Me drejtësinë që ka standarde të dyfishta ka liri për Tahirin dhe burg për kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojnë fakte për vellane e Shefit të Madh dhe drogën e Xibrakes, si Saimir Tahiri”, shkruan Spaho.

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.

Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.

Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.

Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.

Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të mbahet ditën e nesërme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit edmond spaho gjyqi i vitit vendimi për saimir tahirin denimi i saimir tahirit edmond spaho gjyqi i vitit vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll