Aktualitet

Arrestohet 45-vjeçari në Finiq, po i jepte makinës i dehur... zhduket edhe i moshuari në Vlorë

Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja M. J., 80 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vëllai i saj, shtetasi Q. A., 77 vjeç

27 Shkurt 2023, 10:56 Nga f.g
Arrestohet 45-vjeçari në Finiq, po i jepte makinës i dehur...
Foto ilustruese

VLORË- Fundjavë e ngjeshur për blutë e Vlorës. Gjatë të dielës, një 45 vjeçar është arrestuar në Finiq, pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur. Ndërsa në Vlorë, një grua 80 vjeçe denoncoi zhdukjen e të vëllait 77-vjeçar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

DVP Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 45 vjeç, banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja M. J., 80 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vëllai i saj, shtetasi Q. A., 77 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

zhduket i moshuari ne vlore

Sondazh

Poll