Aktualitet

Aksidenti në Kroaci, publikohen emrat e të gjithë pasagjerëve që u plagosën, në gjendje të rëndë një grua

Pesë persona po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Tre të tjerë ndodhen në spitalin e Ogulinit.

27 Shkurt 2023, 08:50 Nga F.M
Aksidenti në Kroaci, publikohen emrat e të gjithë
Kroaci

KROACI- Janë publikuar emrat e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në autobusin që u aksidntua në Kroaci një natë më parë. Mësohet se pesë persona po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Tre të tjerë ndodhen në spitalin e Ogulinit. Një prej pasagjerëve, një grua, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

LISTA E PLOTË:

5 pasagjerët që po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit

Veli Muca

Armand Shaba

Herman Gjeci

Gjovalin Kola

Adem Rexha (shoferi)

3 pasagjerët që po trajtohen në spitalin e qytetit të Ogulinit

Roland Kola

Naile Bajraktari (në gjendje të rëndë)

Klodian Vata (pronari i autobusit)

Autobusi me targa shqiptare doli nga rruga dhe u përmbys si pasojë e motit të keq dhe ngricave që kishin bllokuar rrugën. Në këtë aksident mbeti i Gazmir Kordi, pjesë e Forcave Ajrore në Shqipëri që punonte si ndihmës shofer në këtë linjë autobusash. Në momentin që ndodhi aksidenti në timon ishte Rexha, ndërsa Korbi ishte ulur në një nga sediljet e pasagjerëve.

aksidentohet autobusi shqiptar ne kroaci

Sondazh

Poll