Aktualitet

Po kalonte rrugën, përplaset për vdekje nga makina 33-vjeçari, drejtuesi i mjetit përfundon në polici

33-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina.

27 Shkurt 2023, 10:13 Nga F.M
Po kalonte rrugën, përplaset për vdekje nga makina
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një 33-vjeçar me incialet N. B., banues në Cërrik është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 33-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor). Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne cerrik policia e elbasanit

Sondazh

Poll