27 Shkurt 2023, 10:38
Nga f.g
Joy Ayoko
TIRANE- Policia e Shtetit ka rimarrë në pyetje shoqen e kenianes që u dhunua në Shqipëri dhe ndërroi jetë në Kenia, Joy Ayoko. Emili Mutua, shoqja e Joyt është pyetur fill pas shoqërimit në Polici të Rodi Barçit, shoferi i kazinosë ku punonte e reja.
Në dëshminë e saj, Emili i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar më herët se Barçi ishte duke e shantazhuar 22-vjeçaren nga Kenia. Sipas Emilit, Joy i ka treguar për presionin e tij për të vazhduar lidhjen. Sipas saj, në këtë çështje janë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Emili Mutua: Shoferi e shantazhonte. Të përfshirë edhe persona të tjerë. Rodi Barçi e shantazhonte që të vazhdonin të ishin të lidhur.
Sakaq, Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia. Joy u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia, aty ku dha frymën e fundit.
Ajo ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. E reja nga Kenia kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se ajo kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte./Dosja.al
rodi barçi emili mutua joy ayoko
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 10:33
F.M
Makina e gjetur në Elbasan
ELBASAN- Tre gjurmë gishtërinjsh dhe një profil ADN-je janë gjetur në makinën tip “BMW ...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 10:13
F.M
Foto Ilustruese
ELBASAN- Një 33-vjeçar me incialet N. B., banues në Cërrik është përplasur për vdekje nga një...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 10:02
F.M
Foto Ilustruese
FIER- Tre vajza, mes tyre një 17-vjeçare janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë marrë peng nj&...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 09:47
f.g
Sokol Aga
BERAT- Sokol Aga, 33 vjeç, banues në lagjen Uznovë në Berat është zhdukur pa gjurmë prej 9 ditësh. Fami...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 08:56
F.M
Foto Ilustruese
GREQI- Një emigrant shqiptar është sulmuar me thikë në Greqi. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 08:50
F.M
Kroaci
KROACI- Janë publikuar emrat e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në autobusin që u aksidntua në Kroaci nj&...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 08:01
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë mbledhjen e p&eum...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 07:47
F.M
Foto Ilustruese
POGRADEC- Një 45-vjeçare me inicialet M.M., ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e ...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 07:29
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Kryesisht ky mot do...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 23:33
k.m.
CËRRIK- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Cërrik. 41-vjeçari me iniciale O.H. ka përplasur me mjetin e tij nj&eu...