Aktualitet

Ç'thonë autoritetet kroate për aksidentin e autobusit nga Shqipëria? Flet ambasadori: Shkak dyshohet koha e keqe

Ambasadori Riza Poda tha se koha ka qenë shumë e keqe dhe organet përkatëse ende nuk janë prononcuar në një deklaratë zyrtare për të vendosur fajin.

26 Shkurt 2023, 19:48 Nga k.m.
Ç'thonë autoritetet kroate për aksidentin e autobusit nga
Riza Poda

KROACI- Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi qëndrimin e autoriteteve kroate për aksidentin e autobusit nga Shqipëria. Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori Riza Poda tha se koha ka qenë shumë e keqe dhe organet përkatëse ende nuk janë prononcuar në një deklaratë zyrtare për të vendosur fajin.

“Shkaku ka qenë koha shumë e keqe, sidomos në pjesën ku ka ndodhur aksidenti,”-tha ai. 

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën. Por po ashtu ka edhe një të moshuar në gjendje të rëndë.

riza poda aksidentohet autobusi shqiptar ne kroaci

Sondazh

Poll