Sport

Zinchenko kapiten i Arsenalit, në shenjë respekti dhe homazhi për luftën në Ukrainë

Për transfertën e Arsenalit te Leicester, të shtunën, në Premier League, ukrainasi Oleksandr Zinchenko iu dha shiriti i kapitenit të ‘Topçinjve’. Një gjest simbolik për të përkujtuar përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë.

25 Shkurt 2023, 23:15 Nga DOSJA

Zinchenko kapiten i Arsenalit, në shenjë respekti dhe homazhi për

ANGLI - Në fushën e Leicesterit, të shtunën për ditën e 25-të të Premier League, Martin Odegaard nuk e mbante shiritin e kapitenit në krah në stadiumin King Power. Kapiteni i zakonshëm i ‘Topçinjve’ këtë sezon, ia kishte lënë këtë nder, shokut të tij ukrainas Oleksandr Zinchenko.

Një vit, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Arsenali donte t'u bënte homazhe viktimave të konfliktit të armatosur, në mënyrën e vet. “Zinchenko do të mbajë sot shiritin e kapitenit, në shenjë respekti dhe dashurie me rastin e përvjetorit të parë të konfliktit në Ukrainë”,- sqaroi klubi londinez në rrjetet e tij të komunikimit.

Një gjest simbolik dhe i mirëpritur shumë në rrjetet sociale. Kur hyri në fushë me shiritin e tij në krah, me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, mbrojtësi i majtë 26-vjeçar u shfaq veçanërisht i prekur. 

Zinchenko kapiten i Arsenalit, në shenjë respekti dhe homazhi për

I investuar jashtë fushës, për të sensibilizuar tmerret e luftës në vendin e tij, ai u paraqit i përlotur para takimit kundër Evertonit, dy ditë pas fillimit të konfliktit. Zinchenko nënshkroi për Arsenalin këtë verë, i shitur nga Manchester City, kishte pasur nderin të mbante një shirit simbolik në krah edhe gjatë një ndeshjeje të Kupës FA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll