Politike

Aleatët e braktisën, Berisha: PDIU është në ‘zonën gri’, nuk e di a do vijë në koalicion me ne

Sali Berisha thotë se ende është nga zonën gri dhe do të shohë se nga do të shkojë, nga PS apo me Berishën.

24 Shkurt 2023, 14:05 Nga k.m.
Aleatët e braktisën, Berisha: PDIU është në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar koalicionin mes  Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Bindjes Demokratike, duke thënë se kanë dashur të provojnë veten në zgjedhje. Sa i përket PDIU, Berisha thotë se ende është nga zonën gri dhe do të shohë se nga do të shkojë, nga PS apo me Berishën.

"Nuk besoj se kanë zgjedhur një kandidat për Tiranën, por ka një gjë këtu. Pothuajse çdo forcë politike përpiqet të provojë veten në këshilltarë. Do të dijë rekordin e vet elektoral. Ato i dinë sepse kanë garuar të dyja, por tani së bashku mendojnë besoj se mund t’iu rritet. PDIU akoma është në zonën gri, por shoh se nga po shkon. Nuk mund të them se do vijë nga PD apo nga PS,”- tha Berisha.

Ndërsa i bindur se vendimi i gjykatës së shkallës së parë, Berisha iu përgjigj akuzave që Enkelejd Alibeaj ka drejtuar ndaj gjykatësit Zhukri, duke thënë se është korruptuar.

“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës. Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon. Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet. Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij,”-shtoi Berisha.

sali berisha sali berisha 24 shkurt 2023

Sondazh

Poll