Politike

Mandati i Olta Xhaçkës, Grupi parlamentar i PD kërkesë Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Opozita i është drejtuar sot Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese.

24 Shkurt 2023, 13:31 Nga A.B
Mandati i Olta Xhaçkës, Grupi parlamentar i PD kërkesë
Partia Demokratike

TIRANË- Gjykata Kushtetuse shpalli dje vendimin e saj për mandatin e Xhaçkës, duke rrëzuar Kuvendin dhe duke i dhënë të drejtë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar sot Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli kërkojnë nga Kryetarja e Kuvendit thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të hënën në orën 12:00 dhe përfshirjen e kësaj cështje në seancën plenare të datës 2 Mars.

olta xhacka

Sondazh

Poll