Politike

Presioni me McGonigal/ Deklarata e Berishës: Dorian Duçka dhe Agron Neza shantazhuan Ylli Ndroqin, i denoncoi në Amerikë!

Por sipas Berishës, kërkesa është refuzuar nga Ndroqi i cili më pas sipas Berishës ky i fundit i ka denoncuar edhe pranë autoriteteve amerikane.

24 Shkurt 2023, 12:14 Nga k.m.
Presioni me McGonigal/ Deklarata e Berishës: Dorian Duçka dhe Agron
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një tjetër biznesmen që sipas tij kishte rënë në "grackën" e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Në konferencën e tij për mediat, Berisha tregoi se si Dorian Duçka dhe Agron Neza i kanë kërkuar biznesmenit dhe pronarit të medias “Ora News”, Ylli Ndroqit para për ta hequr nga lista e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por sipas Berishës, kërkesa është refuzuar nga Ndroqi i cili më pas sipas Berishës ky i fundit i ka denoncuar edhe pranë autoriteteve amerikane.

"Në takimin tonë para një jave, unë ju informova ju se ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro. Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora Neës, Ylli Ndroqi. Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve. Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane. Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara që këta çakenj, kërcënonin biznesmenët e tjerë, natyrisht edhe në praninë e Taulant Ballës. Mbrojtja që Edi Rama i bën Dorian Duçkës dhe Agron Nezës është mbrojtje që i bën vetes së tij. Kjo skemë është e bekuar dhe e përdorur edhe për interesat e Edi Ramës. Unë e përgëzoj Ylli Ndroqin për qëndrimin e tij të guximshëm dhe burrëror ndaj këtyre mafiozëve, por e përgëzoj edhe për vendimin që mori, pasi unë natyrisht pa autorizimin e tij publik, nuk e bëja, për ta bërë publike këtë ngjarje të shëmtuar në restorantin Padam. SKAP-i i partisë fut kokën nën jorgan. Nuk ka qëndrime më të turpshme se këto. Gjobëvnës që qarkullojnë me lejen dhe autorizimin e kryeministrit. Për SKAP-in, asgjë nuk ka ndodhur,"-tha Berisha. 

sali berisha sali berisha 24 shkurt 2023

Sondazh

Poll