Politike

Çoi dosjen e inceneratorëve tek PD-ja dhe Kryemadhi? Ahmetaj: Legjendë urbane për të më nxirë faqen, dokumentat i kishte dhe KLSH

Ai shtoi se dokumentat kanë qenë edhe në duart e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

23 Shkurt 2023, 22:56 Nga F.M
Çoi dosjen e inceneratorëve tek PD-ja dhe Kryemadhi? Ahmetaj:
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj ka mohuar që të ketë dorëzuar dosjen e inceneratorëve në duart e Partisë Demokratike apo të deputetes Monika Kryemadhi. I ftuar në “Opinion”, Ahmetaj tha se e gjitha është një legjendë urbane për t’i ‘nxirë faqen’. Ai shtoi se dokumentat kanë qenë edhe në duart e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A e keni çuar dosjen tek PD-ja dhe PL-ja?

Arben Ahmetaj: Nuk e di, por këtu qarkullon një legjendë urbane.  Çfarë është ky mister. Kurrë nuk e kam çuar. Këtu s’ka firmë, si mund të thotë që ky është i përfshirë. Opozita ka të drejtë vetëm kur ka të drejtë në raporte me letrat. Opozita nuk ka firma. Këtë e kanë ngritur struktura gjysmë mafioze për të më nxirë faqe në një vit e ca. Thashethemi ka prevaluar saqë më pyesin njerëzit. I kam thënë njerëzve që nuk ka dosje. Praktikisht, KLSH i ka të gjitha letrat. Unë nuk kam pasur mundësi për të marrë të gjitha letrat. Nuk e di nga kanë dalë. S’ka udhëtime me charter me Mirel Mërtirin. Shkoni verifikojeni atje.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll