24 Shkurt 2023, 11:43
Nga k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë Kryetares së Kuvendit dhe Komisionit të Votimit për të anuluar votimin, ku u rrëzua kërkesa për mocion me debat për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal. Në kërkesën e bërë para Kuvendit, Bardhi argumenton se Nikolla ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, duke konsideruar të miratuar 3 akte me pjesëmarrjen e vetëm 64 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e votimit.
GAZMENT BARDHI KËRKESË KRYETARES SË KUVENDIT: SHKELE KUSHTETUTËN, ANULLO VOTIMIN
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë Kryetares së Kuvendit dhe Komisionit të Votimit për të anulluar votimin e akteve të seancës së djeshme të datës 23.02.2023. Në kërkesë Bardhi argumenton se Kryetarja e Kuvendit ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, duke konsideruar të miratuar 3 akte me pjesëmarrjen e vetëm 64 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e votimit. “Nga ana ime si deputet, është ngritur në mënyrë të përsëritur mungesa e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, çka i bëntë tre votimet e kryera absolutisht të pavlefshme, mirëpo në injorim të detyrimit kushtetues dhe të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit i ka konsideruar aktet të miratuara. Kjo përbën një shkelje kushtetutese dhe ligjore shumë të rëndë, duke anashkaluar detyrimin e parashikuar nga neni 78 i Kushtetutes dhe neni 55 i Rregullores së Kuvendit.” – shprehet Bardhi në kërkesë.
Deputeti Bardhi i sjell në vëmendje Kryetares së Kuvendit se me veprimin e saj ka shkelur dy vendime të Gjykatës Kushtetuese ku saktësohet se “për përcaktimin e kuorumit në një proces votimi duhet t’i referohemi vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar dhe jo numrit të përgjithshëm të deputetëve që ndodhen në sallë dhe që nuk votojnë......një deputet që nuk shpreh vullnet me votën e tij dhe si rrjedhojë nuk ndikon në procesin e votimit në Kuvend nuk duhet të llogaritet në konceptin “shumicë e të pranishmëve” për efekt të kuorumit të votimit.”. Gazment Bardhi ka kërkuar anullimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 23.02.2023. “Në rast të kundërt të gjitha aktet e miratuara janë antikushtetuese dhe Kryetari i Kuvendit do të ishte në kushtet e falsifikimit të akteve, duke konsideruar të miratuara, akte që në fakt Kuvendi nuk ka arritur me shumicën e kërkuar ti miratoi.” – shprehet ai në kërkesën e dorëzuar në Kuvend.
Ditën e djeshme, deputetët e opozitës kërkuan që sot të flitet për çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal edhe pse kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri, por në një vizitë zyrtare në Tokio.
gazment bardhi charles mcgonigal
6bcf0701 40e6 4cf1 8c8c 30b9c4bde695
1e8a8634 91e0 4685 8065 a7edc2ed1ea5
0e3974a6 fb6e 4e31 bbc9 f68b936aef43
Politike
24 Shkurt 2023, 09:30
A.B
Arben Ahmetaj, Edi Rama
Në Shqipëri, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi poshtë të enjten në mbrëmje akuza...
Politike
24 Shkurt 2023, 08:22
A.B
Edi Rama
JAPONI- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni, e ka nisur ditën me një reagim në...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:56
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj ka mohuar që të ketë dorëzuar dosjen e inceneratorëve në duart e Partis...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:55
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Dritan Abazoviç në l...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:54
F.M
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar Ministrin e Brendshmë bledi Çuçi, që...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:53
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se përgjegjësit e për dosjet e inceneratorëve mund të gjenden shumë...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:49
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj është shprehur se Partia Socilaiste për të është një familje dhe...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:42
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për "vulën" e Partisë Demokratike, e cila prite...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:15
F.M
Blendi Fevziu dhe Arben AHmetaj
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nuk mund të jetë ai koka e inceneratorëv...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:14
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Arben Ahmetaj thotë se nuk ka marrë asnjë vilë nga Klodian Zoto në Gjirin e Lalëzit. I ftuar n&eum...