Politike

"E di unë"/ Berisha: Rama është personi më i vështirë për të folur, ai s'ta lëshon telefonin! 

Sali Berisha tha se të gjithë e konsiderojnë si ‘shtrigë’ të dashurën e ishzyrtarit të lartë të FBI, Allison Guerrero, por sipas tij, ajo është patriote e vërtetë.

24 Shkurt 2023, 12:49 Nga k.m.
"E di unë"/ Berisha: Rama është personi më i
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar "vesin" e kryeministrit Edi Rama për të folur në telefon. Teksa komentonte dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, Berisha tha se të gjithë e konsiderojnë si ‘shtrigë’ të dashurën e ishzyrtarit të lartë të FBI, Allison Guerrero, por sipas tij, ajo është patriote e vërtetë.

“Tani shërbëtorë të Ramës në media thonë se shtriga botërore sipas tyre është një zonjë patriote e vërtetë e vendit të vet. Ia ktheu të gjitha ato që meritonte McGonigal dhe ajo ishte e mërzitur. Njeriu më i vështirë për të folur në telefon është Edi Rama. Unë s’kam folur asnjëherë por nuk e lëshon telefonin, të mban dy orë në telefon. Ajo ishte e mërzitur sepse ai fliste gjithë ditën me Kryeministrin dhe ajo mërzitej,”- tha Berisha.

sali berisha sali berisha 24 shkurt 2023

Sondazh

Poll