Sport

Portieri Maignan është rikthyer, kuqezinjtë të gjithë stërviten në një grup...

Më në fund një lajm i mirë për portierin kuqezi, i cili mund të jetë sërish në dispozicion për Atalantën. Gati për t’u rikthyer është edhe Alessandro Florenzi

23 Shkurt 2023, 19:05 Nga DOSJA
Portieri Maignan është rikthyer, kuqezinjtë të gjithë

ITALI - Mike Maignan është gati të rikthehet te AC Milan dhe Stefano Pioli. Portieri francez, i cili ka pothuajse pesë muaj jashtë fushës për shkak të një dëmtimi, e kaloi të gjithë seancën stërvitore mëngjesin e së mërkurës në grup dhe duket se është kandidat për t'u rikthyer në skuadër për ndeshjen e së dielës në mbrëmje kundër Atalantës. 

Qëllimi i trajnerit kuqezi mund të jetë që ta vendosë atë sërish si titullar mes shtyllave për ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League kundër Tottenhamit, të planifikuar për në 8 mars.

Edhe Alessandro Florenzi sheh gjithashtu dritën në fund të tunelit, i ndalur që në gusht dhe me vetëm 2 ndeshje aktive këtë sezon: ish-lojtari i Romës bëri gjithashtu të gjitha stërvitjet me shokët e tij dhe është gati të kthehet në dispozicion të Piolit për të siguruar në krahun e djathtë. 

Një sektor që për momentin mbetet edhe jetim i Davide Calabria: kapiteni i kuqezinjve në fakt ka vazhduar punën e tij të diferencuar, së bashku me Ismael Bennacer. Të dy po përballen me probleme muskulore dhe vështirë se do të rikthehen për ndeshjen ndaj lojtarëve të Bergamos. Synimi i Piolit dhe stafit të tij është që t'i rikthejnë për ndeshjen jashtë fushe në Firence më 4 mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll