Sport

Dhunë e frikshme në futbollin italian! Donin të rrihnin me rripa presidentin Cellino, qëllohet me dy të shtëna makina e trajnerit

Episodet për t'u dënuar në Brescia kundër presidentit, ndërkohë që në Francavilla Fontana, në provincën e Brindisit, ku u vu në shënjestër trajneri i Virtus.

23 Shkurt 2023, 18:52 Nga DOSJA
Dhunë e frikshme në futbollin italian! Donin të rrihnin me rripa

ITALI - Dhuna kthehet në futbollin italian e në formën më të keqe të mundshme. Në konferencën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Brescia Calcio, Luigi Micheli, bëri të ditur ngjarjen e rrezikshme.

Ditët e fundit, disa persona të panjohur kanë tentuar të sulmojnë presidentin Massimo Cellino. Një grup i vogël pseudo-tifozësh e kanë pritur Cellino në dalje të qendrës sportive Torbole, të “armatosur” me rripa. Një agresion që do të pasohet me një denoncim në forcat e rendit.

Një episodi i rëndë ka ndodhur edhe në Francavilla Fontana, në provincën e Brindisit. Makina e trajnerit të Virtus (që luan në Serie C) Antonio Calabro u qëllua nga dy të shtëna me armë, ndërsa ishte parkuar poshtë shtëpisë. Tekniku puliez ka bërë një denoncim pranë Karabinierëve ndaj personave të panjohur.

Ky është edhe shënimi i lëshuar nga Virtus: “Shoqëria mëson me shqetësim lajmin që përfshin teknikun Antonio Calabro. Ai ishte viktimë sonte e një episodi shumë të rëndë, që ndodhi nën shtëpinë e tij në Melendugno. Klubi, komuniteti dhe i gjithë mjedisi futbollistik frankavilez shpreh solidaritetin dhe afërsinë me trajnerin Antonio Calabro, viktimë e këtij akti burracak”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll