Sport

HISTORIA E RRALLE! Ai luajti në Champions League: “Të nesërmen, një femër më troket në derë dhe më thotë jam shtatzënë”...

Ish-futbollisti i Manchester United, Danny Simpson, kujton ditën kur "një bombë ra mbi të"

23 Shkurt 2023, 16:57 Nga DOSJA

HISTORIA E RRALLE! Ai luajti në Champions League: “Të

ANGLI - I formuar në shkollat ​​e Manchester United, Danny Simpson, ishte në ekipin e të rriturve të ‘Djajve të kuq’ në periudhën 2006-2010, ku ishte partner i Cristiano Ronaldos dhe Nanit. Mbrojtësi anglez ka luajtur vetëm 8 ndeshje, por ka një që nuk e harron... për disa arsye.

Ishte në dhjetor 2007, ishte në fazën e grupeve të Champions League. Manchester United u përball me Romën, në Itali dhe Danny Simpson, atëherë 19 vjeç, luajti 90 minutat.

"Njerëzit nuk e dinë këtë, por nuk e kam problem t'ua them edhe atyre. Unë luajta kundër Romës në Champions League, barazuam 1-1, kujtoj se ishte (Gerard) Pique ai që shënoi", filloi ai duke folur për Podcast 'Under The Cosh'. 

“Të nesërmen, ra zilja e banesës sime, po, është ajo... Nuk do ta them emrin, por i thashë “hyni”… Në derën time u shfaq një grua, 5 muajshe shtatzënë, duke më thënë se unë kam qenë babai i fëmijës”,- vazhdoi ai.

Simpson kujton se ishte në shok: "Imagjinoni, unë kisha luajtur në Champions League, në natën më të madhe të jetës sime, ne barazuam dhe mora fanelën e Tottit. U ktheva në shtëpi në ekstazë, të gjithë shokët e mi ishin euforikë. Mirëpo 24 orë më vonë, një grua shfaqet në derë, duke thënë se është shtatzënë!"

HISTORIA E RRALLE! Ai luajti në Champions League: “Të

Mbrojtësi, i cili nuk do të luante më për Manchester United, e përshkroi atë periudhë të jetës së tij si të çmendur. "Isha vetëm një fëmijë. Një avokate që tha se gruaja donte një shtëpi, plus këtë dhe atë... Shkurt, ne bëmë një test dhe padyshim që fëmija nuk ishte i imi, por ishin katër muaj të çmendur."

Simpson kujton se nuk i kishte thënë Sir Alex Ferguson për ngjarjen, por kishte mbështetjen e Rio Ferdinand. "Rio më ndihmoi. Kur dolën rezultatet e testit, ishte çmenduri..."

Një natë isha në televizion, duke luajtur kundër Romës, një nga netët më të mira të jetës sime, përpara lojtarëve më të mirë. Të nesërmen, bomba bie mbi mua...”,- përfundoi futbollisti 36-vjeçar, i cili nuk ka luajtur që nga largimi nga Bristol City në mars të 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll