Sport

Legjenda gjermane 'kryqëzon' Neymarin: “Dukej sikur luante një i moshuar”...

Felix Magath analizon takimin e PSG-së me Bayern Munich dhe shprehet se braziliani bëri pak përpjekje.

23 Shkurt 2023, 17:20 Nga DOSJA
Legjenda gjermane 'kryqëzon' Neymarin: “Dukej sikur luante

GJERMANI - Larg nga të qenit një figurë konsensuale te PSG-ja, Neymar u kritikua sërish. Tani nga Felix Magath, një ish-mesfushor gjerman, 69 vjeç, i cili e 'shkatërroi' paraqitjen e ndërkombëtarit brazilian në ndeshjen e Champions League, kundër Bayern Munich.

"Ky nuk është futboll. Nga ajo që pashë kundër Bayernit, Neymar dukej si një plak duke luajtur",- është shprehur ish-lojtari i kombëtares gjermane.

Dhe ai saktëson: "Si spektatorë ne duam të shohim se çfarë i jep lojtari ekipit dhe mënyrat në të cilat ai kontribuon në suksesin e grupit. Neymar është teknikisht i mirë, por sa lojtarë teknikisht të mirë ka sot, të cilët arrijnë të mbaj topin?

Ti nuk mund të jesh një lojtar i mire, vetëm sepse mund ta mbash topin. Nëse nuk provon, as teknikat më të mira nuk do të të ndihmojnë. Nuk mjafton vetëm të vraposh", ka deklaruar Magath.

Kujtohet se Neymar ka dëmtuar kyçin e këmbës në ndeshjen pas PSG-së, me Lille dhe është në dyshim për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Champions League, në Mynih.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll