Sport

Alaba do të mungojë për Liverpoolin, teksa Rodrygo më pak shqetësim për Ancelottin...

Mbrojtësi austriak do të jetë jashtë opsioneve të Carlo Ancelottit për rreth një muaj, ndërsa sulmuesi brazilian duhet të ndalojë për vetëm 10 ditë.

23 Shkurt 2023, 17:57 Nga DOSJA
Alaba do të mungojë për Liverpoolin, teksa Rodrygo më pak

SPANJE - Real Madridi ka përditësuar këtë të enjte buletinin klinik, ku përfshihen emrat e David Alabas dhe Rodrygos, lojtarë të dëmtuar në fitoren epike (5-2) në Anfield, kundër Liverpool për Champions League.

Mbrojtësi austriak ka pësuar një çarje në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe do të jetë jashtë opsioneve të Carlo Ancelottit për rreth një muaj, ndërsa sulmuesi brazilian është më pak shqetësues, pasi me një çarje të vogël në gluteusin e djathtë, ai duhet të ndalojë për vetëm 10 ditë.

Alaba do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Realit, të cilat përfshijnë edhe ndeshjen e kthimit kundër Liverpoolit, ndërsa Rodrygo nuk do të mund të përdoret kundër Atlético Madridit, në fundjavë dhe gjithashtu kundër Barcelonës, në mes të javës së ardhshme, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll