Politike

Berisha: Veliaj dhe Rama kanë marrë me qira disa nga rrjetet në vend, përcaktojnë në mënyrë mizore e të egër se kush do të drejtojë

Berisha tha se të gjithë kandidatët e PD-së janë në fushatë, por media shumë media drejtohen nga Veliaj e Rama. 

23 Shkurt 2023, 20:13 Nga F.M
Berisha: Veliaj dhe Rama kanë marrë me qira disa nga rrjetet në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë blerë media e rrjetet në vend, Në një takim me drejtuesit e departamenteve, Berisha tha se të gjithë kandidatët e PD-së janë në fushatë, por media shumë media drejtohen nga Veliaj e Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Nuk ka asgjë më të çmuar se zërin tuaj këtu. Zërin tuaj në media, kudo që ju jeni. Zërin tuaj në rrjetet sociale. Ju ndiqni mediat. Kandidatët tanë nga mëngjesi në darkë në fushatë. Pse i paraqesin? Grimcat më të vogla, sikur këta nuk ekzistojnë, i fshehin. Dhe bën një veprim Erion Veliaj, ka hapësirë sa Edi Rama. Mediat janë këto që janë. Disa prej tyre nuk mbajnë këtë qëndrim, por shumica janë të kontrolluara nga të dy këta në mënyrë mizore, më të egër. Disa nga rrjetet janë marrë me qira nga Erion Veliaj dhe Edi Rama. Caktojnë ata se kush do të drejtojë këtë rrjet dhe atë rrjet.
Çfarë na mbetet ne, na mbetet pena juaj, mendja juaj. Sa të keni hapësirë në media, por në rrjetet ju keni hapësirë, nuk keni pengesa, ndaj dhe opozita në kushtet tona duhet të përdorë mediat sociale më të fuqishme për të përcjellë të vërtetat tek qytetarët.

sali berisha

Sondazh

Poll