23 Shkurt 2023, 19:50
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se në Shqipëri vendosen 'gjoba' dhe nga Policia e Shtetit. Në një takim me drejtuesit e departamenteve, Berisha tha se Shqipëria është në gjendje të lirë dhe këtë gjë e tregon korrupsioni që e ka pushtuar. Ai tha se për një ndërtim pa leje, në Policinë e Shtetit paguhe nga 100-200 mijë euro.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Atyre që kthehen nga jashtë me idealin fisnik për ti shërbyer vendit tyre, kombit tyre, por që këtu gjejnë mure të pakapërcyeshme. Të tjerë që ju i keni njohur, janë me studime. Pra, duhet të bëjmë gjithçka që këto departamente të tërheqin, të përfshijnë, elitën më të mirë të kombit. Kultivimi, tërheqja e një elite, është kusht themelor për të ndryshuar këtë gjendje katastrofale ku gjendet Shqipëria sot. Shqipëria është në rënie të lirë, rënie vërtetë të lirë dhe shumë e shumë besojnë se kjo nuk ndalet, shumë shtrojnë pyetjen; çfarë përgjigje, si do ti përgjigjemi kësaj situate. Të gjitha këto janë pyetje të drejta, por përgjigja është; absolutisht ne e ndalim këtë situatë. Ne kemi përgjigjet më të mira për të gjitha këto vendime që po e shkretojnë Shqipërinë. Unë njoh shumicën dhe prapa jush shoh problematikat e tmerrshme me të cilën përballet sot, sektori juaj, kudo. Këto problematika kanë nevojë për një përgjigje emergjente. Secili nga ju krahas programit afatmesëm afatgjatë duhet të ketë paketën e emergjencës, sepse Shqipëria absolutisht në çdo fushë po rrënohet. Para 2 vitesh një studim i Bankës Botërore tregonte se Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për ryshfetin. Ju garantoj që sot duhet të jetë vendi i parë me distancë. Ju nuk mund të imagjinoni se si çdo ndërtim pa leje paguhet gjoba policisë, që shkon në 100, 200 mijë sipas ndërtimit. Paguhet tatimeve, paguhen taksave. Shqiptarët janë në një sistem gjobëvënieje të tmerrshme.
Unë ju dhashë këtë shembull. Por nëse marrim arsimin, të gjitha format e përçmimit, diskriminimit ndaj arsimtarëve sot janë në fuqi. Po bujqësia, në shkatërrim progresiv. Ne nuk kemi fusha të mëdha, por kemi një potencial të padiskutueshëm bujqësor, në fusha, kodra, kudo. Ne kemi një tokë të bekuar, bëhet gjithçka.
sali berisha
Politike
23 Shkurt 2023, 19:41
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ndau me drejtuesit e departamenteve që kishte në takim historinë e një zyrtari q&e...
Politike
23 Shkurt 2023, 19:36
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kromi që ndodhet në Mat është bërë shkak p&e...
Politike
23 Shkurt 2023, 18:47
I.A,F.M
Ilir Meta
ELBASAN- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama, duke thënë se duhet të ...
Politike
23 Shkurt 2023, 18:44
I.A
Ilir Meta
ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë institucion në botë që i b&e...
Politike
23 Shkurt 2023, 18:45
I.A,F.M
Ilir Meta
ELBASAN- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar nga Elbasani se nuk do ndodhë sërish në qytet ajo q&e...
Politike
23 Shkurt 2023, 18:17
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese zbardhi të enjten dy vendimet e arsyetuara për dy ankesat e opozitës lidhur me ç...
Politike
23 Shkurt 2023, 17:45
I.A
Ilir Meta dhe Luçiano Boçi
ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL...
Politike
23 Shkurt 2023, 17:05
I.A
Lili Sula
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula ka shprehur mbështetjen e plot&...
Politike
23 Shkurt 2023, 16:46
I.A
Lefter Geshtenja dhe Ervin Salianji
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka qenë më e qetë se të kaluarat kohët e fundit, edhe...
Politike
23 Shkurt 2023, 15:28
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se ai është personi i fundit q...