Politike

Berisha: Kromi është pasuri e mallkuar për Matin, ka zhvilluar një mafia shumë të rrezikshme, ka shkatërruar vendin

Berisha tha se ajo zonë po trajtohet si koloni.

23 Shkurt 2023, 19:36 Nga F.M
Berisha: Kromi është pasuri e mallkuar për Matin, ka zhvilluar
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kromi që ndodhet në Mat është bërë shkak për ngritjen e një mafieje shumë të rrezikshme. I pranishëm në një takim me drejtuesit e departamenteve të ndryshëm në PD, Berisha tha se ajo zonë po trajtohet si koloni. Ajo pasuri nëntokësore që ka, sipas Berishës, është kthyer në një mallkim për banorët e zonës.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ka krom, por për matjanët ajo është një pasuri e mallkuar. Ka zhvilluar një mafia shumë  të rrezikshme, hoqi dhe renten sepse e paguan. Asnjë kolonizator nuk mund të sillet në Mat ashtu siç sillet kjo qeveri. Mora shembull Matin sepse kam parë një skenë tragjike atje. Në çdo fushë kështu jemi sot, ndaj dhe mendja juaj, fjala juaj, Idetë tuaja, departamentet, duhet të jenë laboratori i platformave dhe i ideve për të cilat ka nevojë jetike Partia Demokratike dhe Shqipërisë. Por departamentet si bashkësi ekspertësh intelektualësh, specialistësh, kanë ndonjë mision tjetër të jashtëzakonshëm. Misioni i tyre është kontributi i secilit prej anëtarëve të këtij departamenti

sali berisha

Sondazh

Poll