Politike

“Rama ka ikur, mjerë kush nuk e ka kuptuar”, Meta paralajmëron Ramën: Nëse nuk rri siç duhet në atë karrige, ajo të bie kokës

Meta ka theksuar se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me ligjin, ndërkohë që shtoi se “Rama ka ikur me kohë”.

23 Shkurt 2023, 18:47 Nga I.A,F.M
“Rama ka ikur, mjerë kush nuk e ka kuptuar”, Meta
Ilir Meta

ELBASAN- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama, duke thënë se duhet të qëndrojë mirë në karrigen e kryeministrit, pasi ajo nuk është e tij. Në një takim me strukturat e PL-së në Elbasan, Meta ka theksuar se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me ligjin, ndërkohë që shtoi se “Rama ka ikur me kohë”.

"Prandaj të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm në raport me ligjin, sepse Rama ka ikur me kohë, mjerë kush nuk e ka kuptuar akoma. Por shkeljet e ligjit mbeten aty edhe ato marrin në qafë familje të tëra. Pse? Për qejfin e një aventurieri dhe një bande aventurierësh, që nuk e di ka dhe nesër dhe që nuk e di që karrigia nuk është e tyre, por është e shtetit dhe popullit. Nëse nuk rri siç duhet në atë karrige, ajo karrige të bie kokës. Po pse mo ca e dini ju Shkëlqim Canin? E dini njeri pa mend që tha ‘unë më mirë ik nga qeveria sesa të firmos për inceneratoret e këtyre’. Shkëlqimi është socialist me integritet, nuk është kështu hajde nga rruga dhe firmosni ju edhe takohemi pastaj te vendi. Jo, sepse Shkëlqimi kishte qenë zv.kryeministër në kohën e një tjetri kryeministri, që firmoste shpejt e shpejt ai. Më vend që të sillte bukë sillte marmelatë," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll