Sport

Bashkia e Napolit nuk e pranon donacionin, 'Maradona' jashtë stadiumit do të hiqet…

Pas dy vitesh, Bashkia e qytetit reagon. Statuja simbolike e legjendës Diego Armando Maradonës, para stadiumit do të zhvendoset

23 Shkurt 2023, 16:33 Nga DOSJA
Bashkia e Napolit nuk e pranon donacionin, 'Maradona' jashtë

ITALI - Gjërat janë rrokullisur ndryshe nga sa pritej. Statuja simbolike, përuruar më 25 nëntor 2021, një vit pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, përuruar në një ceremoni emocionuese dhe vendosur përpara stadiumit, tani ka krijuar probleme…

E ekspozuar jashtë stadiumit që sot mban emrin e tij në prani të presidentit De Laurentiis, të ish-presidentit Ferlaino etj., statuja u vendos përkohësisht jashtë ‘Maradona Stadium’ në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare.

Bashkia e Napolit nëpërmjet një rezolute është shprehur se nuk mund ta pranonte donacionin. Vlera e punës së artistit Domenico Sepe, në fakt është më e madhe se mundësistë e shpenzimeve të donatorëve.

Jo vetëm kaq, artistit në fjalë do t’i garantohej një shikueshmëri që mund të ishte tërheqëse edhe për artistët e tjerë. Tashmë ka nisur një hetim nga organet e drejtësisë për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe të çdo aspekti të saj.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll