Sport

Mblidhet kryesia e Liverpool-it, vendoset e ardhmja e Jurgen Klopp

Si pasardhës i mundshëm përmendet bashkëkombasi i Klopp, Julian Nagelsmann , strategu i Bayern Munichut, i cili arrin rezultate të ndryshueshme me bavarezët. Klopp erdhi në Liverpool në vitin 2015 kur pasoi Brendan Rodgers .

23 Shkurt 2023, 14:29 Nga DOSJA

Mblidhet kryesia e Liverpool-it, vendoset e ardhmja e Jurgen Klopp

ANGLI - Drejtuesit e Liverpool- it zhvilluan një takim dhe kryefjala ishte e ardhmja e Jurgen Klopp në stadiumin “Anfield”, të gjitha mediat angleze kanë guluar që nga mëngjesi i sotëm.

Mblidhet kryesia e Liverpool-it, vendoset e ardhmja e Jurgen Klopp

Pas disfatës nga Reali në Ligën e Kampionëve (2:5) në shtëpi, alarmi ra në Liverpool. Aq më tepër që të kuqtë po luajnë në mënyrë të dëshpëruar këtë sezon. Ata u eliminuan nga të dyja kompeticionet e kupave në Angli, ndërsa në Premier League nuk kanë asnjë shans për të luftuar për titull. Aktualisht Liverpooli ndodhet në vendin e tetë në kampionat, me 19 pikë më pak se lideri Arsenal.

Jurgen Klopp u identifikua si fajtori kryesor për këtë situatë dhe një nga burimet nga klubi zbuloi se një pjesë e administratës së Liverpool beson se gjermani duhet të zëvendësohet për të sjellë energji të reja në ekip. Mediat angleze po spekulojnë dhe pyesin nëse Klopp do të zëvendësohet, apo do të japë dorëheqjen vetë.

Si pasardhës i mundshëm përmendet bashkëkombasi i Klopp, Julian Nagelsmann , strategu i Bayern Munichut, i cili arrin rezultate të ndryshueshme me bavarezët. Klopp erdhi në Liverpool në vitin 2015 kur pasoi Brendan Rodgers .

Gjermani Jurgen Klopp (55) u solli Reds titullin e parë në Premier League pas 30 vitesh, si dhe një Ligë të Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e UEFA-s, Community Shield, Kupën e Ligës dhe FA Cup.

Mblidhet kryesia e Liverpool-it, vendoset e ardhmja e Jurgen Klopp

Duhet theksuar se Jurgen Klopp ka një status kulti mes tifozëve të Liverpool-it dhe se pavarësisht rezultateve të këqija, ata janë me trajnerin e tyre. Jurgen Klopp nuk ka marrë asnjë bilbil, e lëre më një fjalë nënçmuese, në këto tetë vite në Anfield. Ditët në vijim do të tregojnë nëse Scousers dhe kopi i famshëm i Liverpool do t'i mbrojnë shpinën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll