Sport

‘Rrëmujat’ e njëpasnjëshme të Onana-s, ‘sherr’ me Dzekon në ndeshjen ndaj Portos!

Portieri kamerunas, i cili u largua nga Botërori pasi debatoi me trajnerin e tij, u bë përsëri personazh në ndeshjen kundër Porto.

23 Shkurt 2023, 11:06 Nga DOSJA

‘Rrëmujat’ e njëpasnjëshme të Onana-s,

ITALI - Portieri kamerunas i Interit, André Onana, ishte sërish protagonist dje për diçka tjetër, përveç pritjeve. Ai u përball fuqishëm me Xhekon, shokun e tij të skuadrës në një aksion të plotë ndaj Portos.

Sulmuesi dhe portieri debatuan fort nga distanca. Afrikani, pas ndeshjes tha: "Konflikti me Dzekon? Aspekte që lidhen me ndeshjen, secili ka të drejtë të thotë atë që mendon. Është adrenalina e fushës nëse zemërohemi. Kështu dhe ne fituam ndeshjen...".

‘Rrëmujat’ e njëpasnjëshme të Onana-s,

Portieri shtoi më shumë detaje për atë që ndodhi pas takimit në Sky. "Jam shumë i kënaqur me rezultatin e marrë, ishte një lojë shumë e rëndësishme. Pritja e dyfishtë? Shumë e rëndësishme në atë moment, ishte thelbësore të fitonim. Ne bëmë një punë të shkëlqyer në përgjithësi me menaxhimin e fazave të garës. Jam i gëzuar për Lukakun, i cili ka shënoi sërish, sepse i gjithë grupi kanë nevojë për të”,- ka komentuar ai. 

Eshtë për theksuar se, Inzaghi e ndërroi Dzekon për të lënë Lukakun në minutën e 58-të, diçka që nuk i pëlqeu sulmuesit bhoshnjak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll