‘Magjistari’ Benni McCarthy, 'arma sekrete' e golave të shënuar nga Marcus Rashford…
ANGLI - Marcus Rashford është në kulmin e formës së tij. Gjatë gjithë këtij sezoni, sulmuesi i "Djajve të...
Me dy golat e tij kundër Liverpoolit, sulmuesi francez i madrilènëve, ka 18 sezone radhazi që shënon në Kupën Europiane, një rekord që e ndan me Messin.
SPANJE - Më 6 dhjetor 2005, një i ri Karim Benzema bëri debutimin e tij në Champions League me Olympique Lyon dhe shënoi golin e tij të parë kundër Rosenborg. Ishte paraqitja e tij e vetme atë sezon në kompeticion, por ai filloi një aventurë që e ka bërë atë të jetë një nga sulmuesit më të rëndësishëm në historinë e kompeticionit.
Që atëherë, ai nuk ka humbur asnjë sezon në kompeticionin më të lartë kontinental dhe ka shënuar në të gjithë, ku janë edhe dy golat e tij kundër Liverpool të martën e kaluar.
I vetmi që po ashtu ka shënuar për 18 sezone radhazi është Leo Messi, i cili debutoi në kompeticion një sezon më parë, në 04-05, por nuk shënoi në humbjen ndaj Shakhtarit. Një vit më pas ai bëri debutimin e tij në Champions League me një gol kundër Panathinaicos në fazën e grupeve. Që atëherë, ai nuk i ka munguar takimi me golin në 18 edicionet radhazi.
Benzema, i cili e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë në Champions League me 15 gola, rekordi i dytë më i mirë në historinë e kompeticionit, vetëm pas Cristianos me 17 gola në 13-14, është shënuesi i katërt më i mirë në kompeticion, në një duel që ai ka pasur për një kohë të gjatë me Lewandowskin. Me dopien e tij në ‘Anfield’, Benzema është tre gola prapa polakut, i cili në këtë edicion nuk do të mund të garojë pasi luan në Europa League.
Detaji i “vogël” mes 88 golave për francezin dhe 91 për polakun është se i pari ka realizuar vetëm tre penallti, të tria përfunduan në gola (dy kundër Cityt dhe një kundër Sherifit) ndërsa katalanasi gjuajti 17 dhe shënoi 16. Sakaq këtë renditje e kryeson Cristiano me 140 gola, ndërsa Messi 129.
Gjithsesi, Karim e ka kaluar Raulin në ndeshjet e Champions League këtë sezon. Ai është futbollisti i gjashtë me më shumë ndeshje. Përpara do të ishin Messi (162), Casillas (181) dhe Cristiano (187).
Megjithatë, në tituj, Benzema është sulmuesi i vetëm aktiv me Cristianon, pesë here fitues në Champions League, për katër të Messit. Ndërsa CR7 arriti një me United dhe katër me Madridin, Karim i ka të pesë trofetë me ‘los blancos’.
Dallimi mes të dyve është se portugezi nuk do të ketë më të drejtë të arrijë Genton, futbollisti i vetëm në botë me gjashtë Kupa Europiane. Karim, të paktën, do ta ketë këtë plumb dhe një tjetër, pasi në parim do të rinovojë deri në vitin 2024.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Marcus Rashford është në kulmin e formës së tij. Gjatë gjithë këtij sezoni, sulmuesi i "Djajve të...
ANGLI - Premier League po përgatitet për ndryshime të mëdha. Qeveria britanike do të promovojë një organ të pavar...
ITALI - Portieri kamerunas i Interit, André Onana, ishte sërish protagonist dje për diçka tjetër, përveç pr...
ANGLI - Pep Guardiola u largua nga Gjermania me një barazim të vlefshëm, por me ndjenjën se City përfundoi duke vua...
SPANJE - Gjykata e Barcelonës vendosi që Dani Alves të mbetet në paraburgim pa kusht deri në mbajtjen e gjyqit. P...
ITALI - Me golin e Lukakut të rizbuluar, që i dha fitoren Interit ndaj Portos, Italia e futbollit ka një treshe historike n&e...
SPANJE - Diskutimet e gjata me PSG-në dhe një takim i fshehtë, mjaftuan për të rifilluar thashethemet për një rikthim t&eum...
SPANJE - E enjtja e sotme është dita kur do të luhen ndeshjet e rikthimit të fazës së 32-të në Europa Lea...
GJERMANI - Performanca e Manchester City kundër Leipzig të mërkurën në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champi...
GJERMANI - Gjithçka është hapur mes Leipzigut dhe Manchester Cityt pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të 1/16-t&eu...