Sport

'Çështja Alves': Joana Sanz largohet nga Spanja, pasi Dani do të mbetet në burg...

Modelja spanjole shpjegon planet e saj përmes rrjeteve sociale

23 Shkurt 2023, 10:22 Nga DOSJA

'Çështja Alves': Joana Sanz largohet nga Spanja, pasi Dani

SPANJE - Gjykata e Barcelonës vendosi që Dani Alves të mbetet në paraburgim pa kusht deri në mbajtjen e gjyqit. Programi 'Katër në ditë' zbuloi reagimin e futbollistit kur mori vesh vendimin.

Siç është raportuar në të, ai ka qëndruar në qeli gjithë mëngjesin e së mërkurës në heshtje. Alves si kundër dihet është në burg për një muaj, i akuzuar për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.

Gjykata e mban Dani Alves në paraburgim dhe pa kusht. Ky vendim ka bërë që Joana Sanz të largohet nga Spanja për të paktën 11 ditët e ardhshme, pasi mësoi se Alves është ende në burg.

'Çështja Alves': Joana Sanz largohet nga Spanja, pasi Dani

"Duke lëvizur 'gomarin' në një vend tjetër. Gati për 11 ditët e ardhshme të punës,"- ndau ajo një histori, nga aeroporti Josep Tarradellas Barcelona-El Prat. Modelja parakaloi së fundmi në Madrid me firmën Lola Casademunt. Puna është mënyra më e mirë e saj për t'u shkëputur nga një vit ku vuan nga 'rasti Alves' dhe humbja e nënës së saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll