Sport

Guardiola prepotent: “Unë jam një trajner shumë i mirë dhe e di se çfarë duhet të bëj”...

“Nuk mendova të hyja dhe të fitoja 4-0, asnjë sekondë. Loja që duhet të luajmë është dy ndeshje, 180 minuta”.

23 Shkurt 2023, 10:40 Nga DOSJA
Guardiola prepotent: “Unë jam një trajner shumë i mirë

ANGLI - Pep Guardiola u largua nga Gjermania me një barazim të vlefshëm, por me ndjenjën se City përfundoi duke vuajtur më shumë seç pritej kundër Leipzig. Trajneri katalanas tashmë po kritikohet në Angli se pse nuk ka bërë asnjë ndryshim gjatë gjithë ndeshjes. 

Për këtë vendim, trajneri i Cityt nuk kafshoi gjuhën dhe me arrogance u shpreh: "Kam mundësi të bëj deri në pesë ndryshime, por kjo nuk do të thotë që duhet t'i bëj. Unë jam një trajner shumë i mirë për të vendosur se çfarë duhet të bëj,” - tha ai pas ndeshjes, duke iu përgjigjur edhe kritikave për zgjedhjen e tij.

Me këtë përgjigje ironike ai donte të zgjidhte edhe polemikat që e kanë shoqëruar javët e fundit, veçanërisht për Julián Álvarez. Lojtari argjentinas synon për të qenë më i pranishëm në fushë që nga kthimi i tij nga Kupa e Botës, mirëpo dhe në Leipzig ai nuk pati asnjë minutë, pavarësisht se u ngroh në krah gjatë disa fazave të ndeshjes.

"Në përgjithësi jam shumë i lumtur. Pritjet e mia nuk ishin të mëdha. Nuk mendova të hyja dhe të fitoja 4-0, asnjë sekondë. Loja që duhet të luajmë është dy ndeshje, 180 minuta. Duhet të jemi të hapur në Mançester, kjo do të ndodhë,”- deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll