Aktualitet

ME FOTO- Anti-plumb, radio si e Policisë dhe municon luftarak pa limit! Ç'gjeti Policia tek "Toyota" në Vlorë

Aksioni u zhvillua gjatë mesditës së të mërkurës rreth orës 18:00 dhe me pas ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Për 30 minuta rreth ores 22:00-22:30 u fikën dritat ku më pas u bë ndërhyrja e policisë në disa banesa. I gjithë aksioni nisi pas një informacioni se disa persona po qarkullonin me municion në makinë. 

23 Shkurt 2023, 13:05 Nga k.m.
ME FOTO- Anti-plumb, radio si e Policisë dhe municon luftarak pa limit!
Sendet e sekuestruara

VLORË- Policia e Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat ‘Shqiponja’ kanë zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë për aksion blic me qëllim gjetjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Aksioni u zhvillua gjatë mesditës së të mërkurës rreth orës 18:00 dhe me pas ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Për 30 minuta rreth ores 22:00-22:30 u fikën dritat ku më pas u bë ndërhyrja e policisë në disa banesa. I gjithë aksioni nisi pas një informacioni se disa persona po qarkullonin me municion në makinë. 

Kështu që në kuadër të kontrolleve që po zhvillonin për të zbuluar 'shkelësit e ligjit', në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, por drejtuesi i automjetit, i cili rezultoi se ishte Denis Karafili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Pas një aksioni për kapjen e tyre, në pranga përfundoi vetëm Denis Karafili, ndërsa në kërkim u shpall Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj. Në makinë, Policia gjeti dhe sekuestroi veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera. Por nuk dihet ende se për ku ishin nisur, edhe pse ka dyshime të forta se kishin marrë përsipër që të kryenin një vrasje.

denis karafili inez hajrulla fnsh aksion ne vlore

Sondazh

Poll