SKANDALI/ Guvernatori italian në hetim për korrupsion mori gradën "Honoris Causa" nga Fakulteti i Mjekësisë, prokurorët vijnë në Shqipëri
Çudia për prokurorët italianë është në faktin sesi mundet që guvernatori i Sardenjës, me detyrën dhe angazhimet që ka, të ketë mundur të ndjekë studimet si dhe të marrë postin për të dhënë mësim në një katedër të vështirë, kur në Itali nuk e ka një diplomë mjekësie.
TIRANE- Një çështje me përmasat e një skandali ka përfshirë Fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri. Skandali lidhet me guvernatorin italian të Sardenjës, që po përballet me hetimin për korrupsion dhe pastrim parash, Christian Solinas. Ai po hetohet nga prokurori i Cagliarit. Solinas është nën hetim për dy çështje, e para ajo e blerjes sënjë shtëpie dhe një presion për një takim. Guardia di Finanzia i ka sekuestruar telefonin dhe kompjuterin nga ku pritet zbardhja e komunikimeve. Ai akuzohet se bleu disa toka në Capoterra me para korrupsioni. Kjo pronë u pagua nga një sipërmarrës dhe iu dha guvernatorit.
Skandali me Shqipërinë dhe historia e çuditshme e diplomës në Shqipëri në këmbim të një emërimi
Përveç korrupsionit dhe pastrimit të parave, prokurori i Cagliarit ka futur në hetime dhe disa nga bashkëpunëtorët e Solinas, si konsulenti i tij, Christian Stevelli, drejtor i Partisë së Veprimit të Sardenjës, sipërmarrësit Roberto Zedda dhe Roberto Raimondi, drejtor i përgjithshëm i zyrës së autoritetit menaxhues të programit operacional Eni Cbc. Media italiane "Il Fatto Quotidiano" ka zbuluar se në këmbim të emërimit të drejtorit të tij, Raimondit në Eni, Solinas mori titullin "Honoris Causa" nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Raimondi është drejtor i Shkollës së Doktoraturës të Universitetit Publik të Mjekësisë të Tiranës. Por edhe profesor në departamentin e shëndetit publik dhe profesor i përhershëm në universitetin privat Unilink, me qendër në Romë. Mbetet misterioze sesi Solinas do ta kishte justifikuar marrjen e një diplome që në Itali përfshin mësime dhe praktika në kohën kur ai ishte president i Rajonit, pa bërë vitet e shkollës.
Aq më tepër që mediat italiane vënë theksin te fakti që Solinas dhe diplomat kishin një marrëdhënie të vështirë. Në fakt, ai kishte një diplomë të shkëlqyer në sociologji nga Universiteti Leibnitz i Milanos. Megjithatë, ajo nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsimit. Solinas u diplomua në drejtësi në vitin 2018 nga Universiteti i Sassarit. Por universiteti ka refuzuar gjithmonë të shfaqë tezën duke e konsideruar atë të mbrojtur nga privatësia. Tani vjen kjo histori misterie diplomës së mjekësisë në Tiranë.
Çudia për prokurorët italianë është në faktin sesi mundet që guvernatori i Sardenjës, me detyrën dhe angazhimet që ka, të ketë mundur të ndjekë studimet si dhe të marrë postin për të dhënë mësim në një katedër të vështirë, kur në Itali nuk e ka një diplomë mjekësie.
Prokurori italian i Cagliarit sipas ANSA ka mbërritur në Shqipëri për të bërë verifikimet ndërsa dyshohet se dhënia e titullit të nderit është bërë në këmbim të emërimit të Roberto Raimondit në postin e drejtorit të Programit Eni në Mesdhe./Dosja.al
Sondazh
Dyshohet se mund të kryente një krim, arrestohet 18-vjeçari me armë me vete në Lezhë
Arme LEZHË- Arrestohet 18-vjeçari në Lezhë. Operacioni policor i koduar 'Ndërhyrja' ka mundur të zbulojë se një p...
Protesta e opozitës! Bllokohen disa akse rrugore, për pak orë do ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve
Protesta TIRANË-Për shkak të protestës së opozitës përballë parlamentit do të ketë bllokim në disa a...
Po shqiptarët a përfshihen? Vendimi i fundit: Azilkërkuesit do pranohen pa intervista në Britani
Emigrante BRITANI E MADHE- Mijëra emigrantë do të marrin azil pa intervista në një përpjekje për të hequr ngar...
'ALARM- Mos i lini të ikin'/ Kush janë 7 personat që vranë 39-vjeçarin shqiptar në Athinë, 4 janë identifikuar, dyshohet se po fshihen në vendlindje
Foto ilustruese GREQI- 7 persona ishin të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Nea Ionia, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari sh...
SKEMA 3D - Si u vra shqiptari nga dy bandat brenda lokalit! Po rrinte ulur në tavolinë, kur "ra" (MOMENTI ME VD)
Pamjet 3D GREQI- Një natë tmerri ishte 21 shkurti për banorët e zonës në Nea Ionia, kur në një kafene të mbush...
U dhunua në kufirin malazez, Petraq Milo: Shikoni me kujdes videon, unë isha në radhë
Momenti i dhunes TIRANË- Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufirin malazez nga autoritetet e ...
Vrau rojen e lokalit të natës në Durrës, arrestohet pas 24 vitesh shqiptari në Gjermani (EMRI)
Policia TIRANË- Arrestohet Marlen Tome (Toma). Pas 24 vitesh, ky person është vënë në pranga pasi ishte shpallur në k&eu...
Opozita sot protestë para parlamentit! Mbi 700 efektivë, “Shqiponja”, RENEA dhe FNSH në gatishmëri
Policia TIRANË- Partia Demokratike do zhvillojë ditën e sotme protestën e radhës para parlamentit, para nisjes së seancë...
Ishte i parkuar! Digjet gjatë natës “Mercedes-Benz” në Korçë, pronari: Nuk kam konflikte
Digjet makina KORÇË- Një makinë është djegur gjatë natës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në la...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 23 shkurt 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë një sul...
