Aktualitet

Dyshohet se mund të kryente një krim, arrestohet 18-vjeçari me armë me vete në Lezhë

Gjatë operacionit, në Lezhë, janë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll mjetin tip “Range Rover”, me drejtues personin me inicialet K. L. dhe pasagjerë ata me iniciale J. K. e L. K.

23 Shkurt 2023, 09:53 Nga A.B
Dyshohet se mund të kryente një krim, arrestohet 18-vjeçari me
Arme

LEZHË- Arrestohet 18-vjeçari në Lezhë. Operacioni policor i koduar 'Ndërhyrja' ka mundur të zbulojë se një person qarkullonte me automjet dhe me armë me vete. 

Gjatë operacionit, në Lezhë, janë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll mjetin tip “Range Rover”, me drejtues personin me inicialet K. L. dhe pasagjerë ata me iniciale J. K. e L. K. Personi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës. Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Falë inteligjencës policore, finalizohet operacioni i koduar “Ndërhyrja”. Qarkullonte me automjet dhe me armë zjarri me vete, tentoi të largohej me vrap për të shmangur kontrollin, vihet në pranga 18-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 15 fishekë. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas (pasagjerët në automjet), për moskallëzim krimi. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të punës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, falë inteligjencës policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, në Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin K. L. dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K. Shtetasi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës. Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

lezhe arrestohet 18-vjecari ne lezhe

Sondazh

Poll