Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj Elton Kilës në Elbasan, gjykata lë në burg kunatin e Erion Alibejt dhe shokun e tij

Të dy janë futur deri brenda në oborrin e Gjykatës nga Policia për t'i mbajtur larg kamerave dhe gazetarëve që prisnin jashtë për mbërritjen e tyre. 

23 Shkurt 2023, 12:11 Nga k.m.
Atentati i dështuar ndaj Elton Kilës në Elbasan, gjykata lë
Momenti kur mbërrijnë në Gjykatë

ELBASAN- Dy nga autorët e atentatit të dështuar në Elbasan, Arben Spahia dhe Arsen Preçi që ranë në prangat e Policisë, pak ditë më parë, kanë mbërritur sot në gjykatë ku dhe u njohën me masën e sigurisë. Prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa gjykata caktoi masën e arrestit me burg me afat 60 ditë. Në mbështetje të akuzës, Policia pretendon se brenda në makinën e vjedhur në Shkodër, e cila mendohet se do përdorej për atentatin, ku u gjetën tre armët dhe dy bidona me benzinë, është zbuluar dhe një kartë identiteti të kombësisë greke me emrin Konstandinos Lolos banues në Patra.

Ata akuzohen se kanë marrë urdhër nga Erion Alibej për të vrarë Elton Kilën, i njohur ndryshe si 'Oti i Elbasanit', atentat që dështoi pasi u zbulua BMë X6 me 3 kallashnikovë brenda. Të dy janë futur deri brenda në oborrin e Gjykatës nga Policia për t'i mbajtur larg kamerave dhe gazetarëve që prisnin jashtë për mbërritjen e tyre. 

Sipas hetimeve, Arsen Preçi e Arben Spahiu prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Ky i fundit, ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët dhe ndërhyrja e Policisë pak minuta para mbërritjes së tij në qytetin e lindjes, u ka shpëtuar jetën. Vetë Preçi dhe Spahiu, sapo panë prezencën e forcave të policisë në zonë, u larguan duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e Elton Kilës. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh./Dosja.al

arben spahia arsen preci elbasan elton kila

Sondazh

Poll